Shënoi supergol ndaj Skënderbeut, Fili sheh nga Europa: Partizani është e kaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 15:29

Shënoi supergol ndaj Skënderbeut, Fili sheh nga Europa: Partizani është e kaluara

Arriti të shënonte një supergol në pjesën e parë të takimit, që ndoshta ka bërë edhe korçarët të duartrokasin, megjithatë Kamza nuk arriti të merrte të paktën një barazim në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeut. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Realdo Fili është shprehur se ndihet mirë tek ekipi që drejtohet nga trajneri Ndreu, ndërsa Partizanin e sheh si të kaluarën.

kamza skenderbeu

Si u ndjetë për golin e shënuar, që ishte mjaft i bukur, por edhe për faktin që në fund Kamza nuk arriti të fitonte?

Në aspektin personal jam ndierë shumë mirë. Kisha besim se në këtë ndeshje të rëndësishme do të arrija të gjeja rrugën e rrjetës dhe jam i lumtur për një gjë të tillë. Nga ana tjetër me vjen keq që skuadra nuk arriti të fitonte, por futbolli është i tillë dhe do të provojmë në ndeshjen e radhës ta realizojmë një gjë të tillë.

Duke qenë se nuk keni shumë kohë që jeni pjesë e kamzalinjve, a keni arritur të përshtateni?

Besoj se po, dhe, të them të drejtën, nuk ka qenë shumë e vështirë. Kamza ka një grup me djem shumë të mirë, që më kanë mbështetur dhe unë ia kam dalë të përshtatem shpejt. Kjo është një gjë pozitive.

Fili

Ecuria e mirë në kampionat ka bërë që opinioni të flasë gjithmonë e më shumë për një Kamzë në Europë. Mendoni se mund të arrihet një gjë e tillë?

Objektivi primar është që të arrijmë mbijetesën në Superiore dhe të bëjmë paraqitje të mirë javë pas jave. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Mos ndoshta ndeshjen e sotme (djeshme) duhet ta shohim edhe te Partizani, pasi kanë shënuar dy lojtarë që janë larguar prej aty?

Partizani është e kaluara, nuk e di se çfarë bëhet aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"