Shënoi supergol ndaj Atalantës, trajneri Zidan: Ishte skemë e provuar në stërvitje, por s’duhej ta godiste Mendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 22:40

Shënoi supergol ndaj Atalantës, trajneri Zidan: Ishte skemë e provuar në stërvitje, por s’duhej ta godiste Mendi

Goli kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve ishte sa i bukur, aq edhe rastësor. Ferlan Mendi goditi me të djathtën nga jashtë zone, ndërkohë që është një futbollist që luan me këmbën e majtë. Por, trajneri Zinedin Zidan thotë se ky gol nuk ishte aspak rastësi, por një skemë e menduar mirë dhe e përgatitur disa herë në stërvitje. “Jam i kënaqur me Mendinë. Bëri një goditje mjaft të bukur dhe goli ishte një skemë e provuar disa herë në stërvitje.
3000764-61571008-2560-1440
Ndryshimi i vetëm është që goditësi nuk duhet të ishte Mendi, por një tjetër lojtar”, ka thënë trajneri Zidan pas ndeshjes. Trajneri i Realit të Madridit vlerësoi maksimalisht skuadrën për paraqitjen që zhvilloi kundër Atalantës. “Ishte një fitore e rëndësishme, ndaj një skuadre të fortë dhe të përgatitur në të gjitha aspektet. Kemi edhe 90 minuta të tjera, ku duhet të bëjmë kujdes”, sqaroi numri një i skuadrës “galaktike”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"