Shënoi supergol me roveshatë, Hygor: Jam shumë i lumtur për golin, falenderoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 16:21

Shënoi supergol me roveshatë, Hygor: Jam shumë i lumtur për golin, falenderoj…

Hygor Guimaraesh shënoi një supergol ndeshjen e sotme, kundër Flamurtarit. Lojtari këtë gol ia dedikoj të ëmës që u ndaj nga jeta pak kohë më parë.

Hygor

Në mirkofonin e “Supersport” për emisionin “Gol Pas Goli”, lojtari është shprehur shumë i lumtur për këtë rrjetë dhe ka falenderuar dhe tifozët e Vllanzisë.

U rikthye me gol pas një momemnti të vështirë? “Jam shumë i lumtur, ishte shumë emocionuese. Faleminderit Zotin, për këtë gol të mrekullueshëm. Do falenderoj familjen time në Brazil dhe të gjithë njerëzit dhe tifozëve që më kanë ndihmuar të ecë përpara”.

Gjendja e  skuadrës? “U ktheva pak ditë më prara dhe shoh një grup me shumë kualitet. Ka lojtarë shumë të mirë dhe me kualitet dhe do të kërkojmë një vend më të mirë renditje”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"