Shënoi supergol me Malagën, Sadiku: Më intereson vetëm skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 11:46

Shënoi supergol me Malagën, Sadiku: Më intereson vetëm skuadra

Ishte protagonist me golin e tij të nëntë në këtë sezon me Malagën, por Armando Sadiku mund të kishte shënuar edhe të dhjetin në barazimin e fundit 2-2 ndaj Mirandes.

sadiku

Kjo, për faktin se kësaj here ai nuk e gjuajti penalltinë që u akordua në favor të Malagës. Megjithatë, Sadiku shuan çdo polemikë, duke u shprehur:

“Nuk ka ndodhur asgjë, e rëndësishme është të shënojmë”. Sulmuesi i Kombëtares shënoi një gol të bukur me kthesë, mirëpo rrjeta e tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren Malagës, që tani nuk vuan në vendin e fundit. “Goli? Mora një pasim të mirë dhe godita me të parën, ishte një gol i bukur. Të shohim, shpresoj të shënoj vazhdimisht në çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin. Por, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, jo më shumë”, theksoi Sadiku.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"