Shënoi një gol, por humbi penalltinë, Plaku: Vllaznia nuk e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 10:46

Shënoi një gol, por humbi penalltinë, Plaku: Vllaznia nuk e meritoi fitoren

Shënoi një gol, por humbi penalltinë që mund të barazonte ndeshjen. Performanca e tij ishte me dritë-hije. Sulmuesi i Kamzës shprehu keqardhjen për penalltinë e humbur, por tha se ekipi shkodran nuk e meritoi fitoren. “Ishte një takim i vështirë, pasi situata e Vllaznisë nuk ishte e mirë. Më vjen keq se sot (dje) nuk u bë një futboll aktiv. Ky ishte një problem.

Sebino Plaku

Të dy skuadrat kanë në përbërje futbollistë me të njëjtat vlera dhe për këtë pritej një takim më i hapur. Më vjen keq që nuk arrita ta barazoj rezultatin. Ishte një moment shumë i mirë për ne. Por ndodhin këto gjëra. Situata po shkonte mirë. Por në momentet më të mira u ndëshkuam me golin e tretë, duke na u vështirësuar gjërat.

Nuk mund të them se Vllaznia e meritoi fitoren. Do të kisha dashur që ta thosha këtë gjë kur kam parë Vllazninë e vërtetë. Pjesa e dytë ishte komplet për ne. Pjesa e parë ishte më e mirë për Vllazninë. Më vjen keq që ky ishte rezultati i takimit. Ne po shikojmë ndeshjet një e nga një, në fund të sezonit do të shihni ku do të jetë Kamza. Do mundohemi që t’i kalojmë këto momente jo të mira”, tha Plaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"