Shënoi në minutën e tretë, fantazisti i Kamzës: Goli për familjen e presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 15:50

Shënoi në minutën e tretë, fantazisti i Kamzës: Goli për familjen e presidentit

Fantazisti shkodran, Ersil Ymeraj, që luan te Kamza sezonin e tij të pestë, nuk do ta kishte çuar kurrë ndërmend se ai do të ishte çelësi i siparit të golashënuesve për Superioren gjatë këtij viti. Që në minutën e tretë të ndeshjes, ai realizoi atë gol të shkëlqyer, që i dha impuls skuadrës së tij për të mos u ndalur duke siguruar fitoren.

ymeraj

Pas ndeshjes, Ymeraj u shpreh për “Panorama Sport” se: “Ky ishte një gol që solli shumë shpejt qetësinë e skuadrës, për të qenë më pas agresivë. Për mua ky gol është një fillim i mirë dhe shpresoj që s’do të jetë i vetmi. Gola të tjerë pres që të shënoj. Dedikim i veçantë shkon për familjen dhe presidentin Qarri”, deklaroi Ymeraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"