Shënoi në minutën e 95-të, ish-sulmuesi i Kukësit e mbyll sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 22:36

Shënoi në minutën e 95-të, ish-sulmuesi i Kukësit e mbyll sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat

Një tjetër sezon i kënaqshëm për ish-sulmuesin e Kukësit, Mirlind Daku, i cili shënoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke i siguruar fitoren skuadrës së Murës, në minutën e 95-të, në triumfin 1-2 ndaj Koperit në transfertë. 

Daku

Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i tij i 19-të këtë sezon, të cilin e mbylli si golashënuesi i dytë më i mirë në Slloveni, teksa “Këpuca e Artë” u fitua nga Vipotnik i Mariborit me 1 gol më shumë se Daku.

dakuuu 

Mura me këtë fitore të ditës së sotme, u pozicionua në vendin e pestë në renditje me 52 pikë, 13 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje, ndërkohë që vendin i katërt që të dërgon direkt në Europë u mbajt nga Domzale me po 52 pikë, por me golavarazh më të mirë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"