Shënoi ndaj Valencias, Vinicius: Gol dhe asist, ku ka më mirë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 11:35

Shënoi ndaj Valencias, Vinicius: Gol dhe asist, ku ka më mirë!

Vinicius ishte autori i golit të parë të Realit në suksesin 1-2 në fushën e vështirë të Valencias. Ishte pikërisht braziliani që i çeli rrugën suksesit të “Los Blancos” të vulosur nga shoku i repartit Karim Benzema. duke folur pas ndeshjes Vinicius ka deklaruar:

VINICIUS

“Është gjithnjë e vështirë të vish e të fitosh në Valencia. Aq më shumë që këtë herë u gjendëm në disavantazh. ne nuk u dorëzuam dhe arritëm të përmbysnim gjithçka, sepse kemi besuar deri në fund.

Reali nuk dorëzohet kurrë. Pas golit të pësuar kemi luajtur gjatë gjithë kohës në sulm dhe falë punës së trajnerit dhe të lojtarëve ia arritëm të përmbysnim gjithçka. Jemi të lumtur pasi po i bëjmë gjërat siç duhet”. Për Vinicius ky ishte goli i pestë në kampionat. Teksa paraqitja mbresëlënëse e tij është konkretizuar dhe me asistin për golin e Benzemasë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"