Shënoi ndaj Skënderbeut dhe Kukësit, sulmuesi nderohet si lojtari i muajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 22:33

Shënoi ndaj Skënderbeut dhe Kukësit, sulmuesi nderohet si lojtari i muajit

Sebino Plaku ka qenë ndoshta blerja më e bujshme e skuadrës së Kamzës në merkaton e verës dhe sulmuesi e ka treguar vlerën  e tij. Plaku ka qënë vendimtar për kamzalinjtë këtë sezon duke shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe duke i dhënë pikë “jetësore” ekipit.

PLAKU

Dhe performancat e tij kanë bërë që Shoqata “Sporti na bashkon”,  ta nderojë më çmimin e lojtarit me të mirë të muajit nëntor. Sulmuesi ne këtë muaj shënoi katër gola, dy ndaj Kukësit, një ndaj Skënderbeut dhe një ndaj Lushnjës. Po ashtu ekipi i tij e mbylli muajin nëntor pa humbje dhe me tetë pikë të grumbulluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"