Shënoi ndaj Partizanit, Abazaj: Brazimi vlen, Europa e sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2018 | 16:38

Shënoi ndaj Partizanit, Abazaj: Brazimi vlen, Europa e sigurt

Kristal Abazaj vijon me paraqitje mbresëlënëse, madje edhe kur mendohet se nuk është në ditën e tij, di që të dalë në skenë falë kualitetit që posedon. Duke ditur që po kalon ditët e fundit te Luftëtari, pasi do të kalojë tek Anderlehti, tifozët gjirokastritë shpalosën një mesazh falënderimi për “yllin” e tyre para largimit nga Luftëtari.

Abazaj

Me golin e realizuar në minutën e 52-të, Abazaj i dha “frymë” barazimit 2-2 me Partizanin duke u konfirmuar edhe një herë si “ylli” i gjirokastritëve. “Ndihem i lumtur për golin e realizuar, pikërisht në momentin tonë më të vështirë në aspektin psikologjik. Në pjesën e dytë treguam cilësitë tona më të mira duke e vënë në vështirësi kundërshtarin.

Goli i realizuar nga unë e rriti moralisht atmosferën brenda ekipit, gjë që u pa në minutat e mbetura. Ky barazim na mban në lojë për një pjesëmarrje të sigurt në Kupat e Europës. Nuk kam çfarë të them më shumë. Falënderimet janë për shokët e ekipit dhe drejtuesit”, u shpreh autori i 13 golave me fanellën bluzi, Kristal Abazaj pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"