Shënoi ndaj Lajpcigut, Mane futet në librin e rekordeve: Kemi bërë gjysmën e punës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 18:26

Shënoi ndaj Lajpcigut, Mane futet në librin e rekordeve: Kemi bërë gjysmën e punës

I rikthehet edhe Sadio Manesë buzëqeshja pas fitores së Liverpulit. Sulmuesi senegalez shënoi golin e 20-të në kompeticionet europiane për Liverpulin, duke u bërë lojtari i pestë në historinë e klubit që e arrin këtë kuotë.

mane

Më shumë se ai kanë realizuar kapiteni legjendar Stiven Xherrard (41 gola), Mohamed Salah (24), Majkëll Ouen (22) dhe Ian Rash, i cili gjithashtu ka shënuar 20 herë. “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, një ndeshje e fortë dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol në ndeshjen e vajtjes.

E ushtruam mirë kundërpresingun dhe është një fitore e rëndësishme, por kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Kemi edhe 90 minuta të tjera përpara se të vendoset gjithçka. Luajtëm më mirë se Lajpcigu dhe u shpërblyem me golat. Në tërësi jemi shumë të kënaqur me gjithçka bëmë”, tha sulmuesi i “Reds”-ave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"