Shënoi ndaj Bylisit, flet Deliu: E kisha kërkuar shumë golin, dëshiroj të rikthehem përsëri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:29

Shënoi ndaj Bylisit, flet Deliu: E kisha kërkuar shumë golin, dëshiroj të rikthehem përsëri në…

Ardit Deliu ishte nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, ku Laçi fitoi ndaj Bylisit, teksa arriti të shënojë edhe golin e parë në këtë sfidë. Pas ndeshjes, për “Supersport”, Deliu tha se e kishte kërkuar shumë këtë gol.

bandicam 2021-04-18 18-26-04-067

“Vinim nga një moment jo i mirë, pas Kupës. Normal që me mungesat ishim në vështirësi, Mazrekaj, Nuabueze dhe të tjerët. Sot nuk kishte rëndësi loja, por vetëm fitorja. Kam luajtur në të gjitha ndeshjet, por goli nuk po vinte. Provoja, por Zoti donte që të shënohej sot.

Gjithsesi më i lumtur jam për fitoren. Gjërat në Kroaci nuk shkuan siç duhet. Kam gjetur stabilitet. Jam i ri dhe synoj që të largohem përsëri aty. Unë në ndeshjet e fundit kam qenë para mbrojtjes dhe duhet të mbaja lojën. Sot duhet të merrnim më shumë përsipër dhe ia dola të shënoja.”, tha Deliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"