Shënoi me Kombëtaren, mbrojtësi shqiptar ftesë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 10:15

Shënoi me Kombëtaren, mbrojtësi shqiptar ftesë në Serinë A

Numri i shqiptarëve në kampionatet elitare europiane sa vjen e rritet. Qoftë edhe talente apo dhe të rinj në moshë të vogël ftohen në skuadrat e para. Së fundmi, një tjetër futbollist kuqezi është bërë pjesë e një skuadre në Serinë A.

Kumbulla

Marash Kumbulla është ftuar nga trajneri i Veronës për të qenë në stol gjatë sfidës mes Beneventos dhe Veronës. Një ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-0 ka qenë e para për mbrojtësin kuqezi. 18-vjeçari disa ditë më parë ishte pjesë e Kombëtares U-19, me të cilën arriti që të gjente edhe rrugën e rrjetës.

Kumbulla

Jo vetëm kaq, por për të ka pasur elozhe edhe nga trajneri i ekipit Shpresa dhe shumë shpejt pritet që të bëhet kalimi pranë skuadrës së Bushit. Ftesa nga ekipi A i Veronës është tregues pozitiv për mbrojtësin 18-vjeçar, i cili ka mundësi të fitojë më tepër eksperiencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"