Shënoi kundër Luftëtarit, braziliani Xhufo: Një pikë nuk është keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 15:39

Shënoi kundër Luftëtarit, braziliani Xhufo: Një pikë nuk është keq

Autori i golit të parë dhe të vetëm për Flamurtarin në ndeshjen ndaj Luftëtarit, braziliani Viktor Xhufo, është i kënaqur me ecurinë personale, ndërsa mendon se një pikë në transfertë nuk është keq. Në prononcimin për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori me tipare sulmuese theksoi skuadra e tij, me pak kujdes, mund të kishte dalë me fitore nga Gjirokastra.

xHUFO

“Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe e administruam rezultatin. Ia dolëm të realizonim një gol, por në pjesën e dytë loja jonë nuk kishte ritmin e duhur. Megjithatë, arritëm të merrnim një barazim me vlera. Golin e shënuar ia dedikoj Zotit. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, deklaroi 24-vjeçari pas ndeshjes.

Xhufo vs Luftetari

Xhufo erdhi në Vlorë pas aktivizimit për tri sezone radhazi te Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë, me kartonin e verdhë të marrë dje, braziliani ka plotësuar numrin e tyre dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Duro në ndeshjen e fundjavës kundër Vllaznisë në Vlorë. Në takimin e luajtur në Gjirokastër u ndëshkuan edhe Sidibe, Huseini, Jakovljeviç dhe Bicaj. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk rrezikon të mungojë për shkak kartonësh në takimin e radhës së kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"