Shënoi golin historik me Mançester Sitin, Sterling: Mund ta fitojmë Championsi-n nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 17:47

Shënoi golin historik me Mançester Sitin, Sterling: Mund ta fitojmë Championsi-n nëse…

Mançester Siti fitoi 2-1 ndaj Real Madridit, duke kaluar më tej në Ligën e Kampionëve. Golat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola u shënuan nga Rahem Sterling dhe Gabriel Jezus.

Manchester City v Aston Villa - Premier League

Por goli i Sterling i shënuar dje kundër Real Madridit ishte numër 100 me fanellën e Mançester Sitit. Sulmuesi u bë i pari lojtar anglez që arrin 100 gola me Mançester Sitin që nga koha e Denis Tuart në vitin 1981. Sterling dha edhe një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të UEFA-s pas ndeshjes. “U treguam brilant ndaj Realit, e mbuluam mjaft mirë fushën dhe besoj se kjo ishte arsyeja pse fituam.

Dua të fitojmë këtë kompeticion. Nëse vrapojmë të gjithë së bashku mund ta fitojmë Championsin”, përfundoi Sterling.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"