Shënoi golin e triumfit ndaj Teutës, Shkurtaj: Fitojmë 1 ndeshje dhe humbasim 2, dua të luaj bashkë me Guindon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 20:40

Shënoi golin e triumfit ndaj Teutës, Shkurtaj: Fitojmë 1 ndeshje dhe humbasim 2, dua të luaj bashkë me Guindon

Vasil Shkurtaj ishte heroi i Laçit, në triumfin 1-2 me përmbysje ndaj Teutës. I hedhur nga stoli në minutën e 68-të, sulmuesi gjeti golin e fitores në minutën e 90-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta kurbinasve.

bandicam 2023-04-09 20-35-58-564

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”, sulmuesi 31-vjeçar ndër të tjera deklaroi:

“Jam shumë  i kënaqur për 3 pikëshin, duhet të vazhdojmë kështu. Fitojmë 1 dhe humbasim 2, duhet vazhdimësi që të jemi të kënaqur.

Konkurrenca me Guindon është e fortë, jam i gatshëm për 5-10 minuta sa të ketë nevojë ekipi. Jam stërvitur mirë. Me Tiranën luajtëm me 2 sulmuesë dhe shkoi mirë, me Guindon flasim dhe duam të luajmë bashkë.

Stërvitem mirë, ndihem shumë mirë, në 3 ndeshje kam luajtur 5 minuta, normale që nuk je në të njëjtën rritëm, por ndihem mirë dhe jam i gatshëm në çdo moment. Nica merr vendimet, po do ai që të luaj në formacion, normal që do të jap 100 %”, u shpreh Shkurtaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"