Shënoi golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, Bajraktari tregon ndjesinë speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 12:24

Shënoi golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, Bajraktari tregon ndjesinë speciale

Vllaznia, skuadra e kualifikuar në Ligën e Kampionëve në supersfidën e futbollit për femra ndaj Apolonisë, ka fituar falë golit të Bajraktarit, mbrojtëses së ekipit kombëtar dhe golit të Lufos në të 80-ën. Mbrojtësja ka shprehur emocionet fantastike, por ka edhe një këshillë për lojtarët e Kombëtares. 

Bajraktari

“Jam shumë e lumtur sepse ndihmova ekipin që të fitonte, duke zhbllokuar rezultatin. Shënuam vonë, por e merituam fitoren. Nder i veçantë që të jemi ekipi i parë që luan në këtë impiant dhe me këtë atmosferë. Ishte e jashtëzakonshme. Ndeshja u bë e fortë dhe ne patëm disi vështirësi edhe sepse shumë prej vajzave të ekipit tonë ishin 3 ditë më parë në Kombëtare.

Vllaznia

Fusha? Pak e butë dhe ishte disi problem edhe për ne me taka gome. Për Kombëtaren do jetë akoma më keq, sepse luajnë me taka hekuri. Fantastike të shënoja këtu dhe uroj që të jetë fat edhe për Kombëtaren ndaj Francës”, deklaroi Bajraktaraj pas ndeshjes për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"