Shënoi golin e parë në Seria A, Kumbulla vendos një rekord. Notë dhe vlerësim i lartë për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 20:33

Shënoi golin e parë në Seria A, Kumbulla vendos një rekord. Notë dhe vlerësim i lartë për shqiptarin

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, përveçse ishte protagonist në fitoren e Veronës me një gol të shënuar përballë Sampdorias, mori edhe një notë mjaft të lartë pas ndeshjes.

marash kumbulaaa

Sipas vlerësimit të “tuttomercatoweb”, Kumbulla vlerësohet me notën 7: “Gjen golin e parë në Seria A. Kaq mund të mjaftonte për një notë të lartë për të, por gjithashtu bën në nivele mjaft të mira edhe punën në mbrojtje. Goli është një bonus, pas markimit të shkëlqyer ndaj një lojtari si Fabio Kualjarela.

Ndërkohë, Kumbulla, i lindur edhe në vitin 2000, theu edhe një rekord tjetër. Siç raporton portali i statistikave “Opta”, ai u bë mbrojtësi më i ri, që shënon një gol në 5 ligat më të forta europiane, në sezonin 2019-2020.

21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"