Shënoi golin e parë në elitë, Turkaj si në ëndërr: Ndjesi e bukur, isha me fat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 11:35

Shënoi golin e parë në elitë, Turkaj si në ëndërr: Ndjesi e bukur, isha me fat…

E nis nga stoli dhe futet në fushë në minutën e 17-të, por rezulton njeriu i ndeshjes, pasi shënon golin e vetëm të takimit Teuta-Laçi. Rudolf Turkaj luan sezonin e tij të parë në Kategorinë Superiore, edhe pse është 24 vjeç. 

9188396b-2c12-4007-97ac-5479bf7a497f

Karriera e lojtarit të lindur në Lezhë ka nisur te skuadra e qytetit, Besëlidhja, e më pas ka vazhduar te Shënkolli dhe Iliria e Fushë-Krujës, gjithnjë në Kategorinë e Parë. Dje Turkaj i dha tri pikë të arta ekipit në Durrës dhe menjëherë pas ndeshjes foli për “Panorama Sport”, ku nuk e fshehu kënaqësinë.

“Normalisht që ndihem shumë i lumtur për këtë gol. Më tepër jam edhe i kënaqur për faktin se morëm tri pikët me golin tim dhe e nisëm këtë vit me këmbë të mbarë. Shpresojmë ta mbajmë këtë rritëm”, deklaroi fillimisht lezhjani, për të treguar më pas edhe emocionet e golit. “Natyrisht që ishte ndjesi shumë e bukur, pasi ishte goli im i parë në Superiore. Shpresoj të kap formën time më të mirë dhe të ruaj vazhdimësinë”, përfundoi mbrojtësi i majtë lezhjan.

Z.Q- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"