Shënoi golin e parë në Champions, Pobega: Nuk e harroj! Më pushtuan një mijë emocione, por rëndësi ka fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 21:10

Shënoi golin e parë në Champions, Pobega: Nuk e harroj! Më pushtuan një mijë emocione, por rëndësi ka fitorja

Goli i parë në Champions, për klubin ku u rrit e për të cilin bën tifo. Nuk mund të kishte debutim shtëpiak më të bukur për Tomazo Pobegën, që pas ndeshjes deklaroi:

POBEGA

“Më vjen mirë që fituam. Ishin tri pikë thelbësore dhe kishim punuar shumë për ta përgatitur sa më mirë sfidën. Jemi Milani e çdo ndeshje duhet fituar për të kaluar në turin tjetër”. Golin e djeshëm nuk do ta harrojë lehtë, aq më tepër që e shënoi në tribunën e tifozëve milanistë. Lidhur me gëzimin personal, mesfushori shpjegoi:

“Mendoj se golin tim të parë në ‘San Siro’ nuk do ta harroj kurrë, aq më tepër në një kompeticion si ky. Unë mendoj se do ta kujtoj gjithmonë. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë ajo që ndjej. Më pushtuan një mijë emocione, ishte vërtet e bukur. Sinqerisht, mbaj mend vetëm që Teo e pasoi topin pas. Unë mendova vetëm të godisja portën dhe të godisja sa më fort”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"