Shënoi golin e nokautit ndaj kroatëve, Kejn: Do qaj nëse Anglia fiton një trofe, por e fejuara…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 12:10

Shënoi golin e nokautit ndaj kroatëve, Kejn: Do qaj nëse Anglia fiton një trofe, por e fejuara…

Ka gjëra në jetë që janë më të rëndësishme se të tjerat. Familja, dashuria dhe… kombëtarja angleze. Dhe Herri Kejn, golashënuesi i Botërorit të fundit, nuk bën përjashtim. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai thotë se nuk ka frikë të tregojë edhe dobësinë e tij.

Angli Kroaci

“Kur isha i vogël, qaja nëse Anglia humbiste. Në fakt, qaja edhe kur humbisja vetë një ndeshje. Në ndeshjen kundër Kroacisë në Botëror kisha emocione të ndryshme. Isha i shkatërruar për eliminimin, por nuk doja të shpërtheja në lot. Doja të isha i fortë për të ndihmuar shokët e mi, duke qenë se jam edhe një prej liderëve të grupit. Bëj shpesh shaka me të fejuarën time, duke i thënë se do të qaja me siguri po të fitoja një trofe me fanellën e Anglisë.

Dhe ajo më përgjigjet se nëse nuk do të qaj edhe në martesën tonë, atëherë ajo do të anulohet. Nuk jam një qaraman. E fejuara ime ndoshta nuk më ka parë kurrë në lot. Kështu që duhet parë se kush do të vijë më parë, fitorja apo martesa”, tha bomberi i Totenhemit, i cili tërhoqi skuadrën e tij në “Wembley” kundër Kroacisë.

harrykane2610a

“Treguam karakter dhe qëndruam të qetë. E merituam fitoren. U zhgënjyem pak që nuk i shfrytëzuam rastet, por skuadrat e mëdha duhet të ruajnë qetësinë. E mbyllëm shumë fort këtë vit dhe do ta shijojmë. Është e pabesueshme. Nuk e kam parë kurrë “Wembley”-n si në këtë ndeshje me fanellën e Anglisë.

Duam që t’i bëjmë të gjithë krenarë”, tha njeriu që shënoi pas 747 minutave përsëri me “Tre Luanët” (golin e fundit e kishte realizuar kundër Kolumbisë në Botëror). Për të ishte goli i tetë me Anglinë në vitin 2018: për herë të fundit kaq shumë brenda një viti kishte shënuar Runi (2014).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"