Shënoi golin e fitores për Dinamon, Imami: Realizimi? Kam kujtime qëkur luaja sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 19:40

Shënoi golin e fitores për Dinamon, Imami: Realizimi? Kam kujtime qëkur luaja sulmues

Lojtari që shënoi golin e vetëm këtë sfidë, Eni Imami, u shpreh mjaftë i lumtur dhe pozitiv për rezultatin e arritur mbrëmjen e sotme. Për “Super Sport” ai foli për golin dhe se si do të vazhdojë ecuria e Dinamos këtë sezon.

bandicam 2022-01-19 19-12-22-675

Si ka qenë ky pushim dhe sa ju ka vlejtur? – Është fitore që na jep besim për të vazhduar përpara. E donim fitoren në startin e vitit të ri 2022. I japim besim vetes tonë e para por edhe kundërshtarët që ndoshta na kanë nënvlerësuar disi të na shohin me në fytyrë tjetër, që nuk jemi ndërtuar për të qenë në këto pozita që jemi.

Afrimet apo pushimet? – Sigurisht që pushimet por edhe afrimet pasi thjesht sot në fushën e lojës kamë parë Denin dhe Sabienin sikur kishte vite që luante me ne. Shpresoj që dhe Rexhinaldo dhe një afrim tjetër që është premtuar nga drejtuesit të përshtaten.

Nëse sheh golin të lë përshtypjen sikur nuk është i një mbrojtësi – Kam ato kujtimet kur luaja sulmuesi i majtë, me dinamon kam luajtur sulmues i majte për moshat.

Një Dinamo që kërkonte ta qarkullonte topin – E kishim analizuar Kukësin para takimit dhe me atë të tonën do ta luanim topin poshtë sepse për topa të gjatë kemi vetëm Ibrahimin. Fusha nuk  na e mundësoi këtë 100%, por prap luajtëm lojën tonë.

Sa do t’iu ndihmojë kjo fitore në objektivat që keni? – Erdhëm nga një moment mjaft delikat. Tani uroj që ky 3 pikësh të jetë kthesa pasi ritheksoj dhe do e them që deri në fund të kampionatit që ne nuk kemi për të qenë në këto pozita.

Do t’ia kërkoni sërish Ibraimit shiritin e kapitenit? – Ibraimi është kapiten i parë, i uroj që radhës tjetër të jetë Ibra të shënoj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"