Shënoi golin e fitores ndaj Totenhemit dhe kërkoi ndjesë, Klop zbulon prapaskenat me Firminon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 18:38

Shënoi golin e fitores ndaj Totenhemit dhe kërkoi ndjesë, Klop zbulon prapaskenat me Firminon

I dhuroi Liverpulit fitoren e shumë rekordeve ndaj Totenhemit, por Roberto Firminio vendosi t’i kërkojë falje trajnerit Jyrgen Klop pas ndeshjes. Prapaskenën e zbuloi vetë tekniku i Liverpulit në përfundim të sfidës:

Firmino 

“Me të mbaruar ndeshja shkova në qendër të fushës për ta takuar. Doja thjesht që ta përqafoja, por ai më ndaloi, sepse më parë donte të fliste: ‘Më fal, e di që mund të shënoja gola të tjerë’.

Unë nuk doja ta kritikoja, por kjo tregon sesa futbollist dhe djalë special është. Nuk është hera e parë që e them dhe uroj të mos jetë as e fundit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"