Shënoi golin e fitores ndaj Teutës, Krasniqi: Të mos bëjmë më blofe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 18:33

Shënoi golin e fitores ndaj Teutës, Krasniqi: Të mos bëjmë më blofe…

Blerim Krasniqi ishte heroi i Skënderbeut në sfidën e sotme ndaj Teutës. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të sfidës. Ky ishte goli i parë për këtë sezon për Krasniqin, i cili në prononcimin pas ndeshjes u shpreh:

bandicam 2019-09-21 18-31-09-177

Goli i parë – Goli është çështje personale. Ndihem mirë që morëm 3 pikët. Ishte ndeshje që duhet ta fitonim.

Çfarë iu tha trajneri Daja pas 2 humbjeve? Trajneri skishte çfarë të thotë për humbjet. Ishte një diçka e shkuar. Na motivoi dhe na foli për ndeshjen e radhës. Duhet të bënim këtë që bëmë sot.

Ngërçi- Besoj që ishin 2 gabime që nuk duhet të berë. Shpresoj që të mos bëjmë më blofe. Duhet t’i vlerësojmë ndeshje maksimalisht si brenda dhe jashtë. Nuk mund të them akoma për gjendjen e ekipit. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes skuadrave. Pse jo të mos jetë Skënderbeu aty ku e ka pasur vendin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"