Shënoi golin e fitores ndaj Kastriotit, mesfushori Lushkja: Pak ekipe punojnë në këtë mënyrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 15:34

Shënoi golin e fitores ndaj Kastriotit, mesfushori Lushkja: Pak ekipe punojnë në këtë mënyrë…

Mesfushori Regi Lushkja shënoi golin e fitores në triumfin 1-0 që skuadra e Laçit arriti në shtëpi ndaj Kastriotit. Futbollisti foli pas kësaj fitore për mikrofonin e “Supersport”, duke u shprehur:

lUSHKJA

“Kemi zhvilluar futboll të bukur. E kemi rritur gradualisht. Falë punës kemi arritur në këto nivele. Ka disa ndeshje që kam qenë më afër portës. Varet nga situata e ndeshjes. Trajneri më vendos në varësi të ndeshjes. Rëndësi ka që të jap maksimumin për ekipin.

Të gjithë kundërshtarët të vështirë janë. Kastrioti ka zhvilluar një futboll agresiv. Kundërshtarët janë Partizani që nga ndeshja e radhës, duke vijuar më pas me Vllazninë kryesuese.

Kam disa vite me ekipin e Laçit. Është punuar shumë nga drejtuesit që të afrohen lojtarë cilësorë. Pak ekipe besoj punojnë në këtë mënyrë, për të mos bërë shumë ndryshime. Kjo është diçka pozitive për ekipin se njihemi me njëri-tjetrin dhe më pas vijnë rezultatet”, u shpreh Lushkja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"