Shënoi golin e fitores ndaj Finlandës, futbollisti rus hyn në histori të Kampionatit Europian. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 17:24

Shënoi golin e fitores ndaj Finlandës, futbollisti rus hyn në histori të Kampionatit Europian. Ja arsyeja

Rusia arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme 0-1 përballë Finladës duke qëndruar ende në garë për kalimin e grupit pas humbjes ndaj Belgjikës.

mirancuk

Goli për rusët u shënua nga Aleksi Mirançuk i cili ka hyrë dhe në histori. 25 vjeçari ka shënuar golin e parë në histori të Kampionatit Europian nga një futbollist që mban veshur fanellën e Atalantës.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur që më parë të shënonte një futbollist i Atalantës në Kampionatin Europian, ndërsa golin e fundit në nivel kombëtaresh për Atalantën e shënoi Klaudio Kaninja në vitin 1990 me Italinë.

Mirançuk u transferua tek zikaltrit sezonin e kaluar pas 10 vitesh tek rusët e Lokomotivës së Moskës duke rënë menjëherë në sy me paraqitjet e tij.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"