Shënoi golin e barazimit në “Fadil Vokrri”, bomberi Vedat Muriqi: Luajtëm më mirë se grekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 17:06

Shënoi golin e barazimit në “Fadil Vokrri”, bomberi Vedat Muriqi: Luajtëm më mirë se grekët

Vedat Muriqi shënoi sërish, por këtë herë për t’i dhuruar një pikë Kosovës dhe jo tri, siç bëri në transfertën e Gjeorgjisë. Sulmuesi kryesor i Kosovës, në deklaratën pas ndeshjes së djeshme, theksoi se ekipi “dardan” luajti shumë më mirë se kundërshtari.

Vedat Muriqi

“Barazuam në fund, por unë mendoj se kemi luajtur shumë më mirë se Greqia. Edhe goli që pësuam ishte thjesht një mosmarrëveshje dhe gabimi i vetëm që bëmë në 90 minuta.

Skuadra asnjëherë nuk doli nga plani i lojës. Në pjesën e dytë kemi bërë gjithçka mirë dhe mendoj se shkuam te barazimi në mënyrë logjike. Tashmë Kosova po bën gjithnjë e më pak gabime dhe kjo do të përkthehet në pikë në vazhdimësi”, është shprehur bomberi kosovar, i cili prej një sezoni është pjesë e Lacios në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"