Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:49
Shënoi gol në minutën e 96-të, Rashica “i jep” 250 mijë euro një tifozi
Milot Rashica është kthyer në protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij këtë fundjavë në Bundesligë. Kosovari shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit duke i dhënë fitoren Verder Bremenit përballë Frankfurtit.
Por këto ditë një foto po qarkullon në rrjetet socciale ku goli i lojtarit kosovar i ka dhënë një tifozi plot 250 mijë euro. 31-vjeçari kishte luajtur një skedinë ku priste vetëm fitoren e Verderit në fund dhe Rashica ia ka falur këtë fitore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"