Shënoi gol në Champions pas 6 vitesh, Bonuçi: Eliminimi djeg, por nëse mundim Interin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 19:24

Shënoi gol në Champions pas 6 vitesh, Bonuçi: Eliminimi djeg, por nëse mundim Interin…

Leonardo Bonuçi u rikthye të shënonte një gol në Champions pas 6 vitesh (i fundit në nëntor 2016, ndaj Seviljes). Në fund të sfidës edhe kapiteni shpreson që Juventusi të rikthehet te fitorja, të dielën, ndaj Interit.

4f213283f951aa18a8f320a636b5e03c

“Është e vërtetë që bëmë një ndeshje të mirë, por humbja mbetet një humbje dhe nuk sjell asgjë tjetër përveç se zhgënjim e nervozizëm. Por e rëndësishme është që pak nga pak po rigjejmë lojtarë si Kieza, i cili ishte një emocion më vete teksa e shihje grintën që tregoi pas një rikthimi të gjatë. Edhe të rinjtë si Mireti e Faxholi ishin fantastikë dhe janë në të njëjtin nivel me titullarët. Gjithsesi, tani gjithçka na sjell ky eliminim që djeg ta kthejmë në forcë me Interin, pasi mund të jetë ndeshje e kthesës së sezonit tonë”, tha Bonuçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"