Shënoi gol ndaj Lushnjës, Dragoi: Pogradeci, ekipi më i mirë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 16:11

Shënoi gol ndaj Lushnjës, Dragoi: Pogradeci, ekipi më i mirë në grup

Pogradeci po gëzon një formë të mirë, gjë e cila u vërtetua me fitoren që arritën në Lushnjë. Gëzimit të fitores i është bashkangjitur edhe sulmuesi Erjon Dragoi, që shënoi në këtë takim, i cili për “Panorama Sport” u shpreh:

dragoj

“Ne besonim shumë te trepikëshi dhe nuk ishte rastësi që fituam në transfertë. Mund të them pa frikë se Pogradeci është një nga ekipet më të mira të grupit. Ndaj Lushnjës u paraqitëm edhe më mirë nga sa e prisnim. Besuam te forca e grupit dhe treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Pas kësaj fitoreje nuk kemi për t’u ndalur më. Rikthimi? Nuk ka asnjë sekret të madh.

Thjesht po punojmë shumë. Kemi cilësi individuale dhe kolektive dhe në grup ndërthuren bukur futbollistët e përvojës me ata të rinj. Këtë herë kishim edhe fatin me vete. Do të vazhdojmë të shënojmë në çdo ndeshje. Loja jonë sulmuese na jep mundësi ne sulmuesve të realizojmë. Unë e kam shfaqur hapur edhe ambicien personale se do të jem një prej golashënuesve më të mirë të kësaj kategorie. Momentet e këqija i kemi lënë pas”.

NDESHJA E RADHËS – Këtë fundjavë Pogradeci është pushim dhe takimin e radhës Pogradeci do ta luajë në shtëpi ndaj Flamurtarit dhe do të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur. Kjo, pasi këtë javë kalendari i ka lënë pushim. Pritet që në këtë takim ekipi të bëjë një paraqitje dinjitoze në kërkim të fitores së radhës.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"