Shënoi edhe Mateo tjetër, Pesina: Këto s’janë ndeshje të lehta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 13:00

Shënoi edhe Mateo tjetër, Pesina: Këto s’janë ndeshje të lehta…

Mungonte në përfaqësuese që nga mbrëmja e festës së madhe në Londër, më 11 korrik 2011, duke qenë se pas saj u dëmtua, më pas la Atalantën për të zbritur disi më poshtë në “kategori”, duke kaluar te Monza e Silvio Berluskonit, e cila sapo ishte ngjitur në Serinë A.

pesina

Gjithsesi, Mateo tjetër i mbrëmjes triumfuese në Maltë, Pesina, konfirmon se është një mesfushor që e njeh shumë mirë portën dhe kur vesh bluzën e Italisë transformohet:

“Shënoj një gol çdo 3 ndeshje? Po, i keni bërë mirë llogaritë sepse më pëlqen të sulmoj zonën dhe mund të them se sa herë që vesh bluzën e Italisë edhe shënjestrën e kam më të qartë. Më vjen mirë për këtë, ndonëse më shumë sesa goli jam i lumtur për fitoren tonë, pasi kundër Anglisë vërtet nuk e nisëm mirë, por nuk meritonim aspak që të humbnin. Mançini, i pakënaqur me lojën? Është normale dhe ka të drejtë, pasi në pjesën e dytë mund të kishim bërë shumë më shumë, duke pasur në dorë kundërshtarin. Por mendoj se shkartisja e shumë lojtarëve të rinj në formacionin ndaj Maltës solli edhe pak rrëmujë, por le të marrim këto tri pikë dhe të shohim me optimizëm përpara”, deklaroi Mateo Pesina, i cili bëhet lojtari i parë i Monzës, që shënon në historinë e “Axurrëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"