Shënoi dy gola njëri më i bukur se tjetri, shikoni notën e Çekiçit me Koniasporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 19:37

Shënoi dy gola njëri më i bukur se tjetri, shikoni notën e Çekiçit me Koniasporin

Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi zhvilloi një performancë fantastike ditën e sotme me fanellën e Koniasporit duke realizuar një dopietë në barazimin 2-2 me rivalët e Trabzonsporit.

cekici

Pogradecari shënoi një gol më të bukurin se tjetri duke mahnitur tifozët e skuadrës së tij që shijuan gjithçka nga shkallët e stadiumit.

Çekiçi kreu 37 pasime të sakta nga 41 gjithësej dhe kontribuoi në 7 pasime të gjata në 90 minuta të takimit.

242563299_3011993569042903_2032687583839059529_n

Nota dhe statistikat e Endri Çekiçit në ndeshjen e sotme

Portali i specializuar i statistikave “SOFA SCORE” e ka shpallur Endri Çekiçin njeriun e ndeshjes duke i vendosur notën 8.1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"