Shënoi dy gola ndaj Partizanit, Batha: Nuk është ndeshja më e mirë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 19:59

Shënoi dy gola ndaj Partizanit, Batha: Nuk është ndeshja më e mirë, por…

Tirana e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë në derbin ndaj Partizanit, teksa e përmbysi rezultatin falë dy penalltive, të cilat u shënuan nga Idriz Batha. ba

Pikërisht ky i fundit pas përfundimit të pjesës së parë për mikrofonat e “Supersport” u shpreh se kjo nuk është ndeshje më e mirë e Tiranës, por shpreson të dalin me 3 pikë sot pasi i duhen shumë ekipit.

“Shpresoj të vazhdojmë kështu. Nuk besoj se është një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë. Ka ardhur një moment që ekipit i duhen patjetër pikë dhe nuk duhet të mendojmë më për lojën e bukur”, u shpreh Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"