Shënoi dy gola kundër Shahtjorit, flet Benzema: Bukur të fitosh dhe shëmtuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 9:52

Shënoi dy gola kundër Shahtjorit, flet Benzema: Bukur të fitosh dhe shëmtuar…

Karim Benzema ka qenë njeriu i mbrëmjes në fitoren e Realit përballë Shahtjorit. Kapiteni ka shënuar dy golat e fitores. Që për më shumë kanë përkuar me golat numër 1000 dhe 1001 të Realit në historinë e këtij klubi në Champions.

BENZEMA

NDESHJA – “Ishte një ndeshje e vështirë për ne. E dinim se na priste një përballje e ndërlikuar, pasi dhe kundërshtari ka një nivel mjaft të mirë. Në fund kemi vuajtur, por ia kemi dalë t’i marrim tri pikët. Ndonjëherë fitohet edhe shëmtuar”.

DËMTIMI – “Kam marrë një goditje në kavilje. Kam ndier pak dhembje, ndaj kërkova zëvendësimin. Mendoj se nuk do të kem ndonjë problem për të qenë gati për takimin e së shtunës në kampionat”.

NIVELI – “Ne po luajmë çdo tri ditë dhe është pak e vështirë të mbajmë ritmin e duhur. Janë shumë ndeshje të një niveli tepër të lartë. Por në këtë takim, për shembull, luajtëm keq dhe fituam dhe kjo ka më shumë rëndësi. Nuk mund të luash gjithnjë mirë”.

BENZEMA 1

FËRSHËLLIMAT – “Është normale që tifozët na kërkojnë të luajmë mirë, të sulmojmë gjithnjë e të shënojmë sa më shumë gola. Ne bëjmë të pamundurën në çdo takim, por jo gjithnjë ia dalim. Mos harroni se kishim përballë një rival shumë të fortë”.

RINIA E DYTË – “Në çdo ndeshje dua të argëtohem me futbollin tim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"