Shënoi dopietë nga “avioni”, Mbombo: Jam gati të debutoj në kampionat, do synojmë Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 10:49

Shënoi dopietë nga “avioni”, Mbombo: Jam gati të debutoj në kampionat, do synojmë Europën

Sulmuesi kongolez Idris Mbombo e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme aventurën me Laçin në Shqipëri. 21-vjeçari iu bashkua kurbinasve një ditë para ndeshjes me Sopoti si goditja e orës së fundit në merkato dhe u përzgjodh nga trajneri Nica në formacionin titullar duke shënuar dy gola në fitoren 0-12.

Mbombo-658x370

Në një prononcim për “Supersport” Mbombo u shpreh i kënaqur që ndodhet në Shqipëri si dhe tregon që është gati për të debutuar në kampionat. Sulmuesi shpreson që eksperienca e tij t’i shërbejë Laçit për të kapur kupat e Europës.

Golat në Kupë

“Jam shumë i kënaqur që ndodhen në Shqipëri. Për sa i përket debutimin, shënova dy gola dhe kjo është pozitive për mua dhe për ekipin. Me mbërritjen time këtu shpresoj të jap më të mirën që skuadra të ecë sa më shumë në rezultate.”

Objektiva e skuadrës

“Laçi është një ekip shumë i mirë këtu në Shqipëri dhe me objektiva të qarta, ndaj dhe pranova të jem pjesë e kësaj skuadre. Synimi im është të shënoj sa më shumë gola, që sezonin e ardhshëm Laçi të luajë në Kupat e Europës. Shpresoj që eksperienca ime të shërbejë për arritjen e këtij objektivi.”

Debutimi në kampionat

“Unë jam gati  të debutoj edhe në kampionat, sigurisht nëse trajneri do të ketë besim tek unë. Jam gati të luaj dhe të jap më të mirën në ndeshjen e fundjavës me Luftëtarin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"