Shënoi dopietë ndaj Shahtjorit, heroi Xheko: Interi më mori për golat, besuam deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:38

Shënoi dopietë ndaj Shahtjorit, heroi Xheko: Interi më mori për golat, besuam deri në fund

Edin Xheko ishte heroi i Interit në fitoren 2-0 ndaj Shahtjorit. Boshnjaku shënoi dy herë për gjashtë minuta duke u dhënë fund vuajtjeve të zikaltërve në një ndeshje që zgjoi jo pak makthet e së shkuarës. Pas ndeshjes, bomberi zikaltër tha:

XHEKO 1

“Interi më mori për golat dhe unë si gjithmonë jap maksimumin për t’i shënuar ata. Në pjesën e parë bëmë shumë gabime duke shpërdoruar raste të pastra, një meritë për këtë ka edhe portieri i tyre.

Shpresojmë që të kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje. Goli im i 50-të në Champions? Nuk e di, këta gola janë gjithmonë të rëndësishëm për skuadrën që në fund mori tri pikë shumë me vlerë”, tha Xheko që shtoi:

“Në pjesën e parë goli nuk donte të hynte, por në fund fati ishte në anën tonë. Trajneri na tha të besonim dhe të vazhdonim me të njëjtin ritëm pasi goli do të ishte vetëm çështje kohe.

Në fund gjithçka shkoi në favorin tonë, madje nuk pësuam as gol. Tani të fokusohemi te ndeshja e fundjavës e cila do të jetë një tjetër sfidë e vështirë ndaj një skuadre jo të lehtë.

Fitorja me Napolin na ka dhënë shumë besim, shpresojmë të mbyllim vitin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha sulmuesi i Interit pas dy golave të shënuar mbrëmjen e djeshme në “San Siro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"