Shënoi dopietë ndaj Partizanit B, Uelber: I lumtur për golat, ishte ndeshje e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 0:01

Shënoi dopietë ndaj Partizanit B, Uelber: I lumtur për golat, ishte ndeshje e madhe

Almeida Santos Uelber ishte “heroi” i kryeqytetasve. Me dygolëshin e shënuar i dha fitoren e 4-t sezonale Dinamos dhe njëherësh bashkëkryesimin. Braziliani është më shumë se i lumtur për këtë dopeitë, por mbi të gjitha për trepikëshin që i dha skuadrës së tij.Almeida Dinamo logo

Ai tashmë pret vetëm vazhdimësi dhe rrjedhimisht konsolidimin e pozitave, pasi tashmë dihet që blutë duan vetëm ngjitjen në Kategorinë Superiore.

“Ishte një ndeshje e madhe. Jam shumë i kënaqur për dy gola dhe pikët e marra. Tani na mbetet për detyrë që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe ecim të sigurt drejt objektivit tonë. Kohë për qetësi nuk ka, pasi java tjetër vjen shpejt. Do fillojmë direkt nga puna për ndeshjen e radhës dhe do bëjmë çmos që të marrim trepikëshin e radhës”, tha për “Panorama Sport” 27-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"