Shënoi dopietë ndaj Dortmundit, Berisha: Ishte një hap i rëndësishë, por nuk mund të festojmë ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 16:50

Shënoi dopietë ndaj Dortmundit, Berisha: Ishte një hap i rëndësishë, por nuk mund të festojmë ende

Valon Berisha, entuziast për fitoren e arritur në Dortmund ndaj Borusias. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, duke folur për mediat austriake, deklaroi: “Ishte një hap i rëndësishëm, por nuk mund të festojmë ende asgjë. Fituam këtë ndeshje të parë, megjithatë e dimë që edhe në atë të kthimit, Borusia do të na vërë në vështirësi falë potencialit të saj ofensiv”.

berisha

Me dy golat e tij, Salcburgu “përkëdhel” ëndrrën kualifikim, me mesfushorin që u shfaq modest, teksa sqaroi: “Jam në shërbim të ekipit dhe luaj sipas nevojave dhe udhëzimeve të trajnerit. Kemi një teknik të përgatitur dhe sot treguam që dimë edhe të luajmë futboll të bukur, duke mos u bazuar vetëm te kundërsulmet.

Jemi një ekip i komplikuar për rivalët dhe këtë e kemi treguar sa herë kemi luajtur në Europë, një kompeticion ku synojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"