Shënoi dopietë ndaj Apolonisë, Da Silva: Jam i detyruar të qëndroj këtu, pse të mos ëndërrojmë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 15:19

Shënoi dopietë ndaj Apolonisë, Da Silva: Jam i detyruar të qëndroj këtu, pse të mos ëndërrojmë?!

Viktor Da Silva është zgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Apolonisë, teksa shënoi dopietë golash me Vllazninë. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, braziliani është shfaqur shumë i lumtur, teksa u shpreh se më e rëndësishme se gjithçka është fitorja e skuadrës.

bandicam 2021-04-18 15-15-49-802

“Nuk ka sesi të mos jem i lumtur për këtë fitore të skuadrës. Unë vija pas një goli të humbur ndaj Laçit. Jam shumë i lumtur. Më e rëndësishme se gjithçka është fitorja e skuadrës.

Kam edhe një vit kontratë dhe jam i detyruar të qëndroj këtu nëse nuk ka lëvizje nga klubi. Jam shumë i lumtur me gjithçka këtu. Duhet të vazhdojmë kështu dhe pse të mos ëndërrojmë për titullin kampion.”, tha Da Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"