Shënoi dopietë me Fenerbahçen, nisje fantastike për Muriqin te klubi turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 12:35

Shënoi dopietë me Fenerbahçen, nisje fantastike për Muriqin te klubi turk

Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar i cili luan për Fenerbahçen në Turqi, mbrëmjen e djeshme shënoi dopietë ndaj Kasimpashas, ndeshje e vlefshme për kampionat.

vedat muriqii

Sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë me Fenerbahçen, teksa është një nga lojtarët më të mirë te ky ekip. 25 vjeçari po bën fillimin e sezonit më të mirë në karrierë, teksa në 11 ndeshje ai ka shënuar 7 gola.

Media turke “Fanatik” i thur elozhe Muriqit, teksa nuk ia ka dalë të shënoj kaq gola edhe kur ka luajtur për Besën, Teutën, Girensusporin, Gençerbilihin dhe Rizesporin.

Këtë vit kalendarik futbollisti ka shënuar 23 gola në 34 ndeshje zyrtare. Muriqi është deçiziv dhe për Kosovën, pasi me golat dhe grintën e tij, po i jep rezultatet shumë të mira përfqësueses “dardane”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"