Shënoi dje kundër Xhenoas, goditja e Ronaldos arriti shpejtësinë e frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:42

Shënoi dje kundër Xhenoas, goditja e Ronaldos arriti shpejtësinë e frikshme

Juventusi fitoi dje kundër Xhenoas 3-1, me golat e Dibalës, Ronaldos dhe Kostës. Ekipi i Sarrit tani pret i qetë ndeshjet e rivalëve të tjerë për titull.

ronaldo kosata

Kristiano Ronaldo pas paraqitjeve zhgënjyese në Kupë kundër Milanit dhe Napolit, duket se ka gjetur formën në kampionat. Portugezi ka gjetur rrugën e rrjetës në dy sfidat e fundit. Goli i djeshëm kundër Xhenoas ishte fantastik për nga mënyra e realizimit.

Portugezi goditi nga distanca me topin që përfundoi në rrjetë. Gjuajtja e Ronaldos sipa matjeve të bëra ishte me shpejtësi 105 kilometër për orë. Një goditje jashtëzakonisht e fortë dhe e pakapshme nga asnjë portier.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"