Shënoi dhe “asfiksoi” Kualjarelën, tjetër vlerësim në Itali për shqiptarin Marash Kumbulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 18:04

Shënoi dhe “asfiksoi” Kualjarelën, tjetër vlerësim në Itali për shqiptarin Marash Kumbulla

Goli këtë fundjavë ndaj Sampdorias, vetëm sa i shtoi kreditet mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla.

marash kumbulla

19-vjeçari është listuar në formacionin e javës që lamë pas në Seria A, nga “Ëho Scored”, si një nga dy qëndërmbrojtësit më të mirë në Itali, e ku krah tij gjendej edhe Milenkoviç i Fiorentinës.

Përveç paraqitjes mjaft të mirë përballë një emri si Kualjarela, Kumbulla mori skenën për vete, edhe me golin e tij, që zhbllokoi shifrat e takimit ndaj Sampdorias. Në formacionin e javës, gjenden edhe Çiro Imobile apo Kristiano Ronaldo në majën e sulmit.

kumbulla formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"