Shënoi 7 gola me fanellën e Teutës, futbollisti kubanez rrëfen historinë e çuditshme shqiptare: Nuk e parashikoja që do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 15:29

Shënoi 7 gola me fanellën e Teutës, futbollisti kubanez rrëfen historinë e çuditshme shqiptare: Nuk e parashikoja që do të…

Xhoel Apezteguia është një ndër shumë futbollistëve të huaj të mbërritur në Shqipëri. Lojtari nga Kuba ishte pjesë e Teutës në sezonin 2013-2014, duke shënuar 7 gola, ku spikat “pokeri” ndaj Lushnjës.

joel

Ai luajti 15 ndeshje në Kategorinë Superiore me durrsakët, edhe pse pritshmëritë ishin të larta, Xhoel nuk arriti të bind drejtuesit duke u larguar pas vetëm 1 sezoni. Në një prononcim për “cubadebate.cu”, 34-vjeçari kujton aventurën e tij në Shqipëri, duke treguar se mbeti i surprizuar nga niveli i futbollit shqiptar.

“Kam luajtur në disa skuadra spanjolle.. Pata fatin e mirë, teksa kur shkova me pushime në Itali, takova atë që do të ishte gruaja ime. Pas 2 vitesh që e njihja, ajo më thotë se babai i saj kishte qenë drejtor sportiv i disa klubeve italiane. Babai i saj, falë kontakteve të ndryshme, foli me një menaxher dhe i dorëzoi CV-në time, bashkë me disa video të miat, ndërsa më tha se nëse dëshiroja, mund të firmosja për një klub në Shqipëri që quhej Teuta dhe ishte në kategorinë e parë atje.

Teuta-Lushnja 6-2, Joel ka shenuar 4 gola

Unë nuk kisha dokumente për të luajtur në Itali, ndaj shkova në Shqipëri, ku nuk e parashikoja që të ishte një kampionat aq i rëndësishëm. Më çuditi shumë.

Joel Apetezteguia

Në atë vend pata kënaqësinë të njihja portierin e madh Roberto Sorrentino, i cili luante më parë te Napoli dhe në skuadra të tjera të rëndësishme. Ai ishte trajneri ynë. Më pa duke u stërvitur dhe më priti si djalin e tij. I pëlqente mënyra se si luaja. Nuk shënova në debutim, por më pas në të dytën realizova katër herë në një ndeshje. Pastaj u ktheva në Manresa. Kam shënuar 7 gola në atë sezon në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"