Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 21:40
Shënoi 5 gola në kampionat gjatë muajit nëntor, Ronaldo merr çmim nga Seria A
Kristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë për muajin nëntor, falë 5 golave të shënuar me skuadrën e Juventusit gjatë këtij muaji.
Portugezi i shënoi dopietë Kaljjarit dhe Specias, teksa shënoi edhe ndaj skuadrës së Lacion, në ndeshjen e mbyllur barazim.
Pikërisht për shkak të këtyre golave të shënuar, sulmuesi 35-vjeçar ka marrë çmimin e lojtarit të muajit në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
