Shënoi 2 herë, Manaj: Nuk i vendos askujt fajin, lamë 3 pikë në një fushë të rënduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 21:20

Shënoi 2 herë, Manaj: Nuk i vendos askujt fajin, lamë 3 pikë në një fushë të rënduar

Në përfundim të ndeshjes së humbur 2-3 me Sllovakinë, Rei Manaj foli për mikrofonin e Rtsh. Ai u shpreh se ekipi luajti mirë dhe meritonte 3 pikë sot, por fusha e rënduar ishte një faktor kundër Shpresave të Kombëtares.

manaj

“Ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë të vështirë. Terreni nuk ishte shumë normal. Ekipi e nisi shumë mirë 20 minutat e para. Presuam, dhe topin e kishim vetëm ne. Humbëm 3 pikë, që duhet t’i kishim marrë këtu në shtëpi. Fajin nuk e kishte vetëm mbrojtja, kur një ekip pëson apo humbet, gjithçka fillon që nga sulmuesi, që jam unë lart në sulm. Nuk i vendos fajin askujt” – deklaroi Manaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"