Shënoi 14 gola këtë sezon, ja kush është “blerja” e parë e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 22:54

Shënoi 14 gola këtë sezon, ja kush është “blerja” e parë e Tiranës

Bedri Greca është befasia më e madhe e këtij sezonit për Tiranën. Edhe pse në nisje të kampionatit e gjithë vëmendja ishte te Junus Sentamu dhe Majkëll Ngoo, ai në heshtje arriti që të bindte jo vetëm trajnerin, por edhe tifozët me formën e tij. Dëshmia më e mirë janë golat, ndërsa me dopietën e fundit në finalen me Kastriotin, iu dha titullin bardhebluve.

bedri greca

Zyrtarisht shkon në kuotën e 14 golave, duke i kaluar të dy sulmuesit e tjerë, që mbetën me 12 dhe 11 gola. Ndaj, pa frikë mund të themi që Greca është “blerja” e parë e Tiranës për Kategorinë Superiore. Nëse vijon me të njëjtin ritëm, pa dyshim ai do të jetë një garanci më shumë për vijën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"