Shenjat e para për të trajnuar me Guardiolën, tifozët e Korinthiansit e larguan. Silvinjo ka shansin e tretë të karrierës në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2023 | 9:01

Shenjat e para për të trajnuar me Guardiolën, tifozët e Korinthiansit e larguan. Silvinjo ka shansin e tretë të karrierës në Shqipëri

Ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë, Silvio Mendes Kampo Zhunior apo i quajtur ndryshe Silvinjo. Kjo do të jetë aventura e tretë për brazilianin si trajner i parë, pasi dy të mëparshmet nuk kanë shkuar aq mirë. 48-vjeçari pasi ka mbajtur rolin e ndihmëstrajnerit te disa ekipe, mes tyre Interi dhe kombëtarja braziliane, provoi që të drejtonte një ekip, ku aventura e parë ishte te Lioni në vitin 2019.

Silvinjo-trajneri-ri-i-Shqiperise-768x555

SHENJAT PËR TRAJNER Ashtu siç shkruan “The Sun” në artikullin e datës 7 shkurt 2022, ku në atë kohë Silvinjo u shkarkua nga Korinthiansi në mënyrë të “dhunshme”, thuhet se shenjat e para për të trajnuar ai i dha kur ishte ende me futbollin e luajtur.

Ka qenë sezoni i parë i Pep Guardiolës në drejtimin e Barcelonës dhe teksa luhej gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve kundër Çelsit në vitin 2009, Barça ishte duke u eliminuar.

Një gol i Andres Iniestës u bë vendimtar dhe Guardiola po festonte si i çmendur në fushë. Silvinjo ishte në stol në atë ndeshje me spanjollët, pasi ishte në fund karriere. Teksa veprimi i tij tregoi se shanset për të vazhduar si trajner ishin të mëdha.

Ai i afrohet Guardiolës dhe i thotë me qetësi se ekipi kishte ende zëvendësime për të bërë dhe kështu mund të vononte lojën. Silvinjo po mendonte si trajner, ose ndoshta ndihmës.

Cila është? Ndoshta kjo është pyetja me e rëndësishme.

DËSHTIMI TE LIONI Pas një sezoni te Mançester Siti, Silvinjo e mbylli me futbollin dhe vazhdoi karrierën në trajnim. Ai e nisi asistent te Kruziero, Recife dhe pastaj te Korinthinas, ku krijoi një marrëdhënie të mirë pune me trajnerin Tite.

Në vitin 2016 kur Tite mori përsipër ekipin kombëtar të Brazilit, ai solli aty edhe Silvinjon. Kontributi i tij u vlerësua shumë dhe ai u vendos në krye të ekipit U-23 të Brazilit, që po përgatitej për Lojërat Olimpike të Tokios. Por diçka e madhe erdhi për të. Silvinjos iu ofrua shansi për të trajnuar Lionin në Francë.

Ai do të trajnonte në grupet e Ligës së Kampioneve, por pas vetëm 11 ndeshjesh, ai u shkarkua. Pas pozicionimit në vendin e 14-të dhe afër zonës së rënies ku nuk fitonte prej 7 ndeshjesh, klubi i ndërpreu kontratën me Silvinjon, i cili u soll nga ish-legjenda e Lionit, Zhuninjo.

Ndoshta shansi erdhi shumë shpejt. Ndoshta ai thjesht nuk është i prerë për këtë punë. Dëshmitë në Korinthians mbështesin këtë të dytën.

SHKARKIMI NË KORINTHIANS Në artikullin e gazetës angleze për shkarkimin nga klubi brazilian u tha:” Hera e dytë e Silvinjos në stol si trajner i parë ishte te Korinthians dhe zgjati vetëm 8 muaj. Shkarkimi i tij ishte tepër i çuditshëm.

Klubi u kërcënua nga një pjesë e mirë e tifozëve që kërkonin largimin e trajnerit.

Gjigandët brazilianë po humbitnin një derbi ndaj Santosit dhe tifozët nuk ishin të lumtur dhe më pas një këngë u ngrit në shkallët e stadiumit: “Nëse Silvinjo nuk shkarkohet, ne do ta shkatërrojmë stadiumin”.

Një lajm jo i mirë për të. Ishte vetëm ndeshja e tretë e vitit dhe pas kësaj Silvinjo mbeti pa punë. Të jesh trajner është shumë ndryshe nga të qenit asistent.

Silvinjo ka njohuritë dhe, si lojtar, ka të gjithë përvojën. Por atij i mungon faktori magjik, mund ta quani karizëm.

A mund të mësohet apo të fitohet kjo gjë, apo është krejtësisht natyrale? Thjesht ajo që dimë është se Silvinjo ka shansit e tretë të karrierës këtu në Shqipëri.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"