“Shën Handanoviç” e ka me veten: Mund ta kisha pritur gjuajtjen, në fund mendova se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 11:09

“Shën Handanoviç” e ka me veten: Mund ta kisha pritur gjuajtjen, në fund mendova se…

Pritje të njëpasnjëshme që mbajtën në lojë Interin në momentet kritike të ndeshjes dhe e ndihmuan të organizohej e të kërkonte golin deri në fund. Samir Handanoviç veshi sërish petkun e “shenjtorit”, ashtu si në ndeshjen e kaluar (ku nuk mundi të shmangë humbjen e ekipit zikaltër, po së paku e lehtësoi), ishte një nga më të mirët e skuadrës së Spaletit në “San Siro”. Në përfundim të 90′, portieri interist analizoi për “Sky Sport” ndeshjen:

Barcelona forward Malcom, right, scores his side's opening goal during the Champions League group B soccer match between Inter Milan and Barcelona at the San Siro stadium in Milan, Italy, Tuesday, Nov. 6, 2018. (AP Photo/Luca Bruno)

“Te goli mund të kisha bërë më shumë, isha zhvendosur përpara goditjes. Isha i vetëdijshëm që Malkom përdor të majtën dhe duhet të kisha bërë më mirë. Barça luajti pa dyshim më mirë se ne, mund të bënim të gjithë diçka më shumë. Ndeshjen e kishim përgatitur në një tjetër mënyrë, por kur u lë topin gjithmonë kundërshtarëve nis të vuash dhe të tërhiqesh në mbrojtje për të pritur aksionin e tyre. Mendoj megjithatë se sfida si kjo të ndihmojnë të rritesh”.

FC-Internazionale-v-AC-Milan-Serie-A-5-e1511131485485

NË FUND… – E nuk ndalet këtu “Shën Handanoviç” (siç janë mësuar tashmë ta quajnë tifozët zikaltër pas një paraqitjeje super si ajo e djeshmja, me të cilat “gardiani” slloven ka mësuar popullin interist), por zbulon se në fund shpresoi edhe te tri pikët: “Pas golit tonë të barazimit stadium ynë na dha emocione të veçanta, mendova se do e fitonim ashtu si bëmë me Totenhemin, edhe pse mund të ndodhte edhe e kundërta: të humbitnim. Megjithatë, më pëlqen kjo grintë. Dua që të rritemi, në Itali jemi përmirësuar, por skuadra si Barcelona të mësojnë si të luash”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"