Shembulli nga Shkodra, mjeku e dezinfekton vetë fushën e stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 11:24

Shembulli nga Shkodra, mjeku e dezinfekton vetë fushën e stërvitjes

 

Mjeku i Vllaznisë, Ilirian Haxhaja, vijon punën për të marrë masat anti-koronavirus. Pasi ka marrë të gjithë masat për ekipin e parë dhe stafin e tij, e po ashtu edhe kontrollin e ekipit Vllaznia B, mjeku shkodran shtuar dozën e shpenzimeve personale në drejtim të klubit të futbollit Vllaznia.

89849937_632859614178730_2133941023410225152_n

“Panorama Sport” mëson se Haxhaja të premten me një inisiativë tërësisht personale, e të financuar totalisht nga ai, ka bërë edhe disifektimin e plotë të fushës së stërvitjes së skuadrës në Shtoj. Mesa duket stafi mjekësor i Vllaznisë vijon që të jetë në krye të dëtyrës, ndërkohë që skuadra është e shpërndarë për momentin.

90300874_209528836782051_7733364074175528960_n 89792823_2562446557346479_4809368863252676608_n

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"