Shembull shumë i mirë nga Kosova, sigurohen 1 mijë teste dhe janë gati 11 mijë të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:15

Shembull shumë i mirë nga Kosova, sigurohen 1 mijë teste dhe janë gati 11 mijë të tjera

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, sicc kishte thënë edhe më parë, ka dorëzuar 1000 teste për Koronavirusin për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.100733368_10158973984988538_7519475003482439680_n

Kjo është konfirmuar nga vetë klubi i Prishtinës, të cilët e kanë njoftuar në “Facebook”. Përveç këtyre tashmë priten edhe 11 mijë teste të tjera nga Gjermani, të cilat janë siguruar nga Ejupi dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas kësaj, tashmë klubet e Kosovës kanë filluar testet dhe më rifillimin e kampionatit.

Njoftimi i Prishtinës:

Kryetari Ejupi dorëzon testet 1.000 teste donacion për Covid-19.

Prishtinë, 25 maj 2020 – Kryetari FC Prishtina dhe njëkohësisht pronari i kompanive “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines”, Remzi Ejupi, ka dorëzuar 1.000 teste për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ditë më parë Ejupi tha se ka mundësi të sigurohen deri në 20 mijë kite për testim ndaj COVID-19. Ai tha se fillimisht në IKSHPK do të dorëzohen 1 mijë teste të këtilla e pas pak edhe 11 mijë tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e konfirmoi këtë donacion, duke thënë se ka marrë premtime nga Ejupi se do të sigurohen edhe 11 mijë kite tjera për testim ndaj virusit.

“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ka premtuar se është duke i pritur edhe 11.000 të tjera nga prodhuesit në Gjermani për t’i sjellë në Kosovë”, ka thënë Hoti.

FGHFG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"